Marina tregon për takimin e parë me Getin

Showbiz September 24, 2017 - 22:00

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca ka qenë e ftuara e rashës në spektaklin “Xing me Ermalin”, të humoristit të njohur Ermal Mamaqi.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta private dhe karriera e saj.

Marina foli për kalimin e saj në TV Klan, duke thënë se gjithçka e ka bërë paqësisht, dhe se gjithçka për të në këtë aspekt ka qenë profesionale, jo personale.

Marina nuk hezitoi t’u përgjigjet edhe pyetjeve për jetën e saj private, duke treguar edhe rreth njohjes së saj me Getin.

Ajo tregoi se gjithçka kishte nisur kur Geti i shkruante në Instagram, dhe ajo ia kthente, por në momentin kur i kishte kërkuar takim për një kafe, Marina kishte nguruar paksa.

Vjollca më tej tregon se Geti vinte shpesh në Tiranë dhe i kërkonte të takohej, por ajo i shmangej vazhdimisht me arsyetimin se është në punë.

Përfundimisht, prezantuesja e njohur tregoi se takimi i tyre drejtpërdrejt kishte ndodhur pas ca kohe, nga ku edhe kishin nisur shkëndijat e para.

Këtë rrëfim mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta 51:10.