Marina e Geti nisin muajin e mjaltit - Ja cilin vend kanë zgjedhur

Showbiz September 23, 2017 - 15:22

Bënë një dasmë shumë të bukur, e përpara se të nisin rregullisht angazhimin në punë, çifti më i përfolur shqiptar Marina Vjollca e Getoar Selimi kanë marrë një vendim të minutës së fundit.

Ata sapo kanë mbërritur në destinacionin ku do të kalojnë javën, apo muajin e mjaltit.

Të apasionuar pas udhëtimeve, çifti këtë herë kanë zgjedhur si destinacion Xhamajkën.

Në fakt çifti shquhen për udhëtimet në shumë vende të botës, por kjo është hera e parë që shkojnë si burrë e grua.

Siç e dini, pas muajit të mjaltit, Marinën e pret puna e re në “Tv Klan” ku do të prezantojë një spektakël muzikor, ndërsa Getoarin e pret angazhimi në muzikë ku renditet ndër reperat më të suksesshëm në shqiptari.

Ndërsa ne presim gjithë qejf lajmin për një pritje të ëmbël që urojmë të vijë sa më shpejt.