Inva Mula rrëfen për skandalin diplomatik të ambasadores shqiptare

Showbiz September 22, 2017 - 22:55

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula ka rrëfyer nje ngjarje te pazakonte qe i ka ndodhur me nje ambasadoret tona ne bote.

Inva Mula tha për emisionin ‘Studio e Hapur’ se institucionet dhe ambasadat shqiptare në botë duhet të bëjnë më shumë për promovimin e artit. 

Inva Mula tregoi edhe një rast, kur ftuar ambasadoren shqiptare në një shfaqje në Spanjë, por ajo i ka thënë se nuk ka kohë, ndërkohë që në shfaqej ishte edhe mbretëresha e vendit.

“Në një opera në Spanjë unë kam pasur shfaqje dhe kam ftuar ambasadën dhe ambasadoren që ka qenë në atë moment dhe më ka thënë nuk kam kohë. Ndërkohë që ishte mbretëresha e shtetit prezente. Por ka pasur edhe raste kur ambasadori shqiptar është bërë miku im më i mirë dhe ka ardhur. Por është individuale dhe nuk ka qenë në program. Unë mendoj se ambasadat duhet ta kenë në program të veçantë, pasi është në ndihmë të imazhit të vendit promovimi", ka thene ajo.