Rosie: Hobi im është të ngacmojë meshkujt me trupin tim të zhveshur - (Foto)

Showbiz September 22, 2017 - 13:01

Rosie Roff është një modele britanike e cila në rrjetin social Instagram, ka hiq më pak se 1.8 milionë ndjekës dhe ky numër rritet vazhdimisht. Dhe këtë ia ka arritur kryesisht falë fotove të saj që i poston në këtë rrjet dhe të cilat vërtetë janë mahnitëse, transmeton Zeri.info.

Image

Bukuroshja 27-vjeçe vërtetë është një fanse e ekspozimit të formave trupore, sidomos të gjinjve dhe vitheve, për të cilat duhet pranuar se janë të jashtëzakonshme dhe fantastike.

Image

Dhe ajo nuk përton aspak që t’i shfaq ato sa më shumë që të jetë e mundur. Ajo insiston se hobi i saj i vërtetë është të ngacmojë imagjinatën e meshkujve pikërisht përmes këtyre fotove gati plotësisht lakuriqe.

Image

“Edhe si vajzë e re kam qenë shumë e hapur dhe pa pasur aspak turp që të tregoj trupin tim. Gjithmonë e kam pëlqyer që të vishem seksi dhe të provokoj me dukjen time, e sidomos jam e egër kur duhet të pozoj para kamerës. Jam e vetëdijshme për format e trupit tim dhe mundohem t’i nxjerr ato sa më në pah para kamerës. Nuk e pëlqej të bëj diçka tepër vulgare, por mjafton që të ngacmojë imagjinatën e të tjerëve”, është shprehur biondja atraktive. Dhe ajo insiston se për të pasur një trup dhe forma të tilla seksi, duhet edhe angazhim i madh.

Image

“Kur ndërton një karrierë si modele, edhe kujdesi ndaj trupit është tepër i madh. Por nuk jam njëra prej atyre femrave që pëlqen një trup thatanik. Më shumë i adhuroj format më të plota të trupit. Vazhdimisht merrem me ushtrime, sidomos me ‘squats” pasi ato më ndihmojnë që të kem vithe më të mëdha dhe më të formësuara. Sa i përket gjinjve, ata janë të mëdhenj në mënyrë natyrale, pasi këtë e kam në gjene”, ka shtuar bukuroshja.

Në anën tjetër, ajo ka zbuluar se edhe përkundër që ka një trup seksi, prapë ajo merr kritika dhe ato vërtetë e lëndojnë, pasi dinë të jenë të rënda, shkruan më tej zeri.info.

Image

“Jam e vetëdijshme se kur e ekspozon veten në publik në një mënyrë të caktuar, siç e bëj unë, ju e hapni veten ndaj kritikave dhe komenteve. Shpesh këto kritika dinë të të lëndojnë dhe ndikojnë në vetëbesim. Mirëpo, mundohem që sa më pak t’i marr afër zemrës. Për mua mjafton që të kem kaq shumë adhurues, të cilët më komplimentojnë vazhdimisht, prandaj edhe unë i shpërblej me foto të nxehta”, ka përfunduar Rosie, e cila që nga mosha 16-vjeçe ka reklamuar kostume të larjes dhe veshje intime.

Ajo gjithashtu ka sprovuar veten edhe si aktore, por jo në role kryesore./ZERI