Nuk do ta besoni çfarë punonte Sinan Hoxha para se të bëhej këngëtar

Showbiz September 21, 2017 - 23:39


Këngëtari Sinan Hoxha, para një koh ishterrëfyer për jetën e tij personale, por edhe rreth zhvendosjes së Andrrës, bashkëshortes së tij këtu.

“Kur Andrra ka ardhur në fillim në Shqipëri, nuk i ka pëlqyer fare, po tani u bë një vit martesë dhe nuk ka Zot që e çon në Gjermani më. Jo thotë, do rrimë këtu”, ka rrëfyer Hoxha.

Midis të tjerash, Sinani ka treguar edhe largimin e tij si emigrant në shtetin grek.

“Ika në këmbë në Greqi, i rashë nga Korça për sport, kaluam ca male e ca kodra, i ftohti i madh… Më merr në shtëpi një prift, i cili më çon më pas në një familje që merrej me biznes makinash.

Detyra ime ishte që të pastroja makinat, t’i fshija, duke qenë se isha i vogël, nuk kisha një punë shumë të rëndë… Një ditë, që ishte shumë ftohtë, pronari më fton në shtëpinë e tij për drekë dhe më thotë përpara se të ushqehemi, futu bëj një banjo.

Të gjitha këto me shenja, se unë nuk kuptoja greqisht. Futem unë në tualet, kur ç’të shoh.

Ku kisha parë ndonjëherë dush unë, ne ishim larë me sapllake me ujë, edhe atë kur kishte vajguri. Vajta hapa rubinetin e parë, dilte vetëm ujë i ftohtë, më pas e mbylla atë dhe hapa rubinetin tjetër, nga ku dilte vetëm ujë i nxehtë.

Aq injorant kemi qenë, sa nuk e dija që duhej të kombinoja ujin e nxehtë me ujin e ftohtë.

Kam ndenjur më shumë se 10 minuta, duke pritur se mos uji arrinte temperaturën e duhur vetë. Jam larë me ujë të ftohtë. Dola nga tualeti duke u dridhur. Ia sqarova gjysmë shqip, gjysmë me xheste që nuk kishte ujë.

E zonja e shtëpisë nisi të qajë, gjynah tha”.

Duket se këngëtari është përballur me shumë vështirësi para se të arrinte të mblidhte të ardhurat për një jetë më të mirë.

Ai ka zbuluar se dikur ka pasur një biznes. “Para se të futesha në muzikë, kam pasur një furrë buke, pra kam pas punuar furrëxhi, kam bërë bukë”, është shprehur mes të qeshurave.

Gjithashtu ka folur edhe për momente të tjera në një koncert në SHBA, si dhe në një dasmë fshati ku kishte marrë pjesë