Momenti romantik i Ramush Haradinajt me bashkëshorten e tij (FOTO)

Showbiz September 21, 2017 - 20:38

Ramush Haradinaj sot e hapi fushatën për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit e nisi në Prishtinë.

Ai foli për kandidatët e partisë së tij që pretendojnë udhëheqjen e komunave, Demarkacionin, liberalizimin e vizave e të tjera.

Kur fjalimet përfunduan, të gjithë pretendentët për kryetar komunash nga kjo parti, u rreshtuan në rend për një fotografi me shefin.

Por, kur radha e tyre përfundoi, radha u erdhi kandidatëve për asamblist e simpatizantëve, por këtu Haradinaj preferoi fillimisht një foto me zonjën e tij.

Këtë moment romantik mes kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij e ka kapur Klan Kosova.

Image