Albi Nako 'me zemër në dorë' dhe me lotë në sy rrëfen ndarjen nga Klaudia Pepa

Showbiz September 21, 2017 - 18:38

Lajmi për ndarjen e koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa tronditi publikun dhe fansat e tyre.

Këtë lajm kaq shumë të përfolur në media e ka konfirmuar dhe Albi  në intervistën e tij për emisionin ‘Rudina”. Ai është kapur disi i papërgatitur për të diskutar temën e ndarjes nga bashkëshortja e tij.

 “Kjo është një temë për të cilën unë nuk isha i përgatitur, të them të drejtën, megjithatë, për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por ka më shumë rëndësi që personave në jetën tonë t’u lëmë mirënjohjen dhe kujtimet e mira… “, – tha ai.

 “Shumë njerëz e akuzuan Klaudian, pa dyshim, si karrieriste, por unë as kisha ndër mend t’u përgjigjesha. E vërteta është që, pas Amicci-t, Klaudia më kërkoi të bënim një fëmijë. Isha unë ai që e ndalova këtë. Ndoshta u tregova unë egoist. E vërteta më e madhe është e vërteta që nuk thuhet. Atë e dimë unë dhe ajo”, – tha Albi duke dashur ta mbyllë këtë temë të shumëdiskutuar.

‘Klaudia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time.”-ka përfunduar Albi rëfimin e tij me këtë deklaratë dashurie për ish partneren e tij. Pavarësisht ndarjes mes tyre nuk ka urrejtje, por përkundrazi respekt dhe vlerësim të ndërsjelltë. /Gazeta Express/

Image