Përveç famës, gjinjtë i sjellin edhe telashe (Foto)

Showbiz September 21, 2017 - 12:23

Kërkon këshilla për gjinjtë e saj gjigant

Lepurusha e famshme e revistës “Playboy”, Lindsey Pelas, ka filluar të ketë probleme me dhimbje të shpinës, prandaj dëshiron të dijë nëse për këtë janë fajtor gjinjtë e saj gjigant, transmeton Zeri.info.

Biondja atraktive është paraqitur në një episod të shout të popullarizuar "The Doctors", që emetohet në Amerikë dhe para kamerave ka kërkuar përgjigje rreth problemit të saj. Edhe pse gjinjtë e saj të mrekullueshëm i kanë siguruar asaj 6.8 milionë ndjekës në Instagram, shkaku i tyre ka edhe probleme shëndetësore.

Ajo e ka pranuar se për shkak të gjinjve të mëdhenj, të cilët janë plotësisht natyral, shumica e kanë maltretuar, por ajo që është më e tmerrshme, shkaku i tyre ka edhe dhimbje të mëdha në shpinë. Lindsey, e cila momentalisht jeton në Los Anxhelos, ka dashur të sigurohet nëse gjinjtë e saj janë vërtetë problemi, mirëpo, kirurgu dr. Hooman Melamed i ka sqaruar asaj se boshti i saj kurrizor është i përkryer, çka kanë treguar edhe incizimet e rëntgenit dhe MRI-s.

“Trupi nuk e do që vazhdimisht të jetë në të njëjtin pozicion”, kanë zbuluar mjekët dhe i kanë sugjeruar ushtrime të cilat do t’ia zbusin gjendjen. Përveç kësaj, ata i kanë sugjeruar që t’i shmang taket e larta.

Ndjekësit e saj në Instagram, e kanë vërshuar me mesazhe mbështetjeje, ndërsa disa edhe i kanë sugjeruar që të zvogëlojë gjinjtë, edhe pse kjo do të ishte e vështirë për vetë ata. Lindsey Pelas ka lindur në Luziana, por para se të popullarizohej si manekine, ka diplomuar në histori në universitetin e atjeshëm. Karrierën e ka filluar me xhirimin e reklamave gjatë studimeve, ndërsa puna e parë e vërtetë, ishte pozimi për revistën erotike ‘Playboy’. Ajo për momentin është njëra nga modelet më të kërkuara për pozim në revista për meshkuj./ZERI

Image
Image
Image
Image
Image