Fletë skllavja e seksit e yllit të famshëm të muzikës (VIDEO)

Showbiz September 21, 2017 - 12:04

Jerhonda Pace, njëra nga vajzat e cila e ka akuzuar këngëtarin e famshëm R.Kelly se po udhëheq një ‘sekt seksual’, thotë se ka qenë e ‘trajnuar’ që të mësohet se si ta kënaq seksualisht atë, transmeton "Zeri.info".

Sot 24-vjeçarja Pace thotë se ishte 16-vjeçe kur në Çikago ishte ftuar që të shkonte në autobusin e turneut të këngëtarit dhe aty e kishte gjetur plotësisht të zhveshur së bashku me një femër tjetër, e cila e ka mësuar se si duhet ta kënaq atë në seks.

“Kam hyrë në autobus dhe e kam parë atë të zhveshur së bashku me një femër. Nuk e kisha të qartë se çfarë po ndodhte. Ai ishte personi me të cilin e kam humbur virgjërinë dhe për këtë arsye isha shumë e hutuar.  Ai më ka thënë të mos brengosem, me siguri se e shihte që isha në siklet. Doja të dija çfarë po ndodhte, ndërsa ai më ka thënë ta shikoja atë femrën tjetër dhe se ajo do të më mësonte të gjitha që më duheshin. ‘Ajo do të kënaq’, më ka thënë dhe ka shtuar që të zhvishem. Është dashur ta shikoj atë se si vepronte ajo, por isha e frikësuar”, ka zbuluar Jerhonda gjatë intervistës për ‘The Real’.

Ajo po ashtu ka zbuluar se këngëtari edhe e ka rrahur dhe e ka mbyllur në dhomë me ditë të tëra. Kjo ka ndodhur edhe me shumë vajza tjera të cilat janë mbajtur pa vullnetin e tyre dhe janë shfrytëzuar si skllave seksi.

Mamaja e tre fëmijëve, tani e ka paditur këngëtarin, i cili me viktimat tjera është marrë vesh me para që mos ta padisin. /ZËRI/

 

Image

Image