Adelina merr dhuratë të shtrenjtë nga bashkëshorti dhe djali

Showbiz September 20, 2017 - 19:54

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismajli është duke shijuar çdo moment si një nënë.

Adelina dhe bashkëshorti i saj Vali para disa muajve janë bërë prindër për herë të parë të një djali shumë të ëmbël që e pagëzuan me emrin Uliks, transmeton Gazeta Express.

Çdo njeri i pëlqen befasitë e dhuratat. Natyrisht një dhuratë nga personat e dashur të bëjnë të ndihesh shumë mirë.

E sot si duket edhe Adelina është befasuar nga më të dashurit e saj, Vali e Uliksi.

Adelina ka marr një dhurata të markës së njohur Luobotin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Adelina përmes një postimi që ajo ka bërë në profilin e saj në Instagram.

“Ai momenti kur babi&baby i bëjnë mamit befasi”, kishte shkruar Adelina por duke mos treguar për çfarë dhurate bëhet fjalë.

E fansat e saj i kanë lënë komente të shumta duke thënë se ajo ka merituar një dhuratë të tillë.

Image