Aksidentohet këngëtari i njohur

Showbiz September 20, 2017 - 16:41

Por fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.

Këngëtari i njohur i muzikës rep në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë me emrin e skenës "Stresi", është aksidentuar me motor. 

Vetë këngëtari ka bërë publike në "Instastory" se ka dëmtime në dorë, ku shihet teksa ka vendosur allçi. Por ai shfaqet i buzëqeshur, teksa jep lajmin e mirë se asgjë nuk ishte serioze në aksidentin e ndodhur te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Pas aksidentit Stresi ka shkuar menjëherë në spital.

Image
Image
Image
Image