Deputeti Shala: Kjo është e vërteta e 'lidhjes' me këngëtaren (FOTO)

Showbiz September 18, 2017 - 18:12

Përmes disa fotografive që kanë rrjedhur në media, pretendohet se deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala, edhe pse i martuar, është në lidhje dashurie me një këngëtare e cila jeton në Gjermani.

Shala në një prononcim për Gazetën Metro e ka mohuar këtë, duke thënë se i ka parë raportime, dhe të gjitha sipas tij janë spekulime.

I pyetur nëse e njeh këngëtaren në fjalë, ai ka thënë se ato fotografi të realizuara me të, mund të jenë bërë nëpër aktivitete politike, ngase sipas tij, ai si politikan bën shumë foto me përkrahës të tij, edhe pse shumicën prej tyre nuk i njeh.

Edhe pse këngëtarja që ka publikuar fotot, ka të njëjtin mbiemër me deputetin Shala, ky i fundit, thotë se nuk e ka familjare.

Këngëtarja Angelina Shala, ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram ku shihet bashkë me deputetin e Nisma për Kosovën, dhe në përshkrim të fotove ka shkruar ‘Me të dashurin tim’.

Image

Image