Surpriza e ditës për Ramush Haradinajn, ja kush i shkoi në zyre (FOTO)

Showbiz September 16, 2017 - 16:10

Zakonisht e shtuna llogaritet ditë vikendi dhe shumica e kalojnë me familjet e tyre nëpër shtëpi, por kjo nuk ka ndodhur me kryeministrin e ri të Kosovës.

Ramush Haradinaj, edhe sot ka dal në zyrën e tij edhe pse llogaritet të jetë ditë pushimi, bile ai ka pritur në zyre mysafirë mjaft të veçantë, e që janë familja e tij, shkruan Magazina.al

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Anita, e cila ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku shihet me fëmijë në zyren e bashkëshortit të saj.

“Ne Vizite te Ramushi ne Pune!!!!”, ka shkruar Anita.

Image
Image