A është ky çifti më me fat në Kosovë? – Nuk do ta besoni çfarë ka bërë kryeministri Haradinaj për ta (FOTO + DOKUMENT)

Showbiz September 16, 2017 - 12:31

Mbase është hera e parë në historinë e institucioneve të Kososovës kur Qeveria nderon në këtë formë një familje me rastin e martesës së djalit të tyre.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në dasmën e Arbër Gecit dhe Blertës, dhe me vete ka sjellë një urim në mënyrë institucionale.

Image

Në këtë urim zyrtar që mban logon e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka uruar çiftin për martesën. 

“Në emrin tim personal, të familjes dhe kolegëve ju rojë jetë të gjatë e të lumtur dy të rinjëve”, shkruan mes tjerash në urimin që mban vulen e kryeministrit të Kosovës.Krahas urimit, Haradinaj i ka dhuruar çiftit të ri edhe Hartën e Artë të Kosovës, simbol ky që ipet në raste të veçanta, shkruan Magazina.al.

Image

 

Sigurisht se një veprim i tillë çfare u ka bërë Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, ka nderuar familjen e Jetullah Gecit, e njohur jo vetëm në Drenicë, por edhe me gjerë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

Jetullah Geci, ish-komandant i Brigadës 112 Arben Haliti, ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari me të cilin shumë herët kryen aksione kundër forcave serbe në Drenicë. 

Image