Kush tha që Enca nuk ka të dashur, zbulohen mesazhet e dashurisë me partnerin (FOTO)

Showbiz September 15, 2017 - 12:40

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar në rrjete sociale një buqetë mjaft të bukur me lule të cilën duket se e ka marrë dhuratë nga personi që i ka rrëmbyer zemrën.

Krahas 7 trëndafilave ajo ka publikuar edhe pusullën prej nga vjen dhe një mesazh mjaft emocionues: “7 trëndafila për 7 muaj mungesë”, ndërkohë që më vonë ajo ka postuar edhe pusullën që shoqëronte lulet:

“Për 7 muajt larg teje, për çokollatat e munguara, lulet, puthjet e përqafimet. Gjithmonë në zemër e në mendje King-u im, bebelushja ime. Të dua sa rruga për në Hënë e në kthim!”,-shkruhet në pusullën dedikuar këngëtares. Mesa duket dashuria është në ajër për Encën dhe nuk ka më ndroje ta fshehë.

Image
Image