Marina e uron për fëmijën e dytë... por komenti i Ermalit është epik! (Foto)

Showbiz September 15, 2017 - 11:03

Mes urimeve të shumta që komediani Ermal Mamaqi dhe moderatorja Amarda Toska kanë marrë pas lajmit të shtatzënisë së dytë ka rënë në sy edhe komenti i bukuroshes Marina Vjollca.

Ajo ka uruar çiftin për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë. Por edhe Ermali nuk ka qëndruar pa i bërë asaj të njëjtin urim duke theksuar se tashmë sytë janë tek ajo. Mbetet për t'u parë Marina dhe Geti a do të bëhen së shpejti prindër. /Gazeta Express/

Image