Showbiz

Kendall Jenner nis një romancë të re (Foto)

Kendall Jenner nis një romancë të re (Foto)
13 shtator 2017 • 15 : 41 foto • zëri.info

 

Duket se Kendall Jenner ka nisur një romancë me Blake Griffin pasi është fotografuar në mbrëmjen e të martës në Nju Jork teksa të dy po shijonin një darkë.

Supermodelja, që ndodhet në New York Fashion Week, u shfaqën në një restorant popullor italian, bashkë me yllin e basketbollit të Los Angeles Clippers. 

Për romancën e tyre mediat rozë kanë folur edhe më herët duke thënë se ata janë bashkë që prej korrikut, pasi Griffin u nda nga e fejuara e tij, Brynn Cameron, me të cilën ka dhe dy fëmijë. Blake Griffin është një nga basketbollistët më të njohur amerikan.

© zëri.info