Dalin sekretet e afterparty-t, si festoi Marina deri vonë me fustanin e tretë

Showbiz September 12, 2017 - 21:54

Mund të themi që pamë tri nuse të ndryshme gjatë dasmës së saj, vajzën klasike me vello, dekolte elegante dhe bisht të gjatë, krijuar nga Class Dresses, nusen me fustan pompoz gjatë darkës dhe atë modernen që nuk heq dorë nga festa deri në çastin e fundit të saj...

Afterparty ishte një ide shumë origjinale e dasmës së Getit dhe Marinës dhe duke qenë që zhvillohej buzë detit, aty ku Class Events kishte realizuar një mjedis shumë të këndshëm me qirinj të ndezur në rërë dhe jastëkë pranë tavolinave të ulëta të drurit, si një festë e vonë të rinjsh në fund të verës, edhe veshja duhej përshtatur.

Në të vërtetë Marina, i kishte kërkuar një fustan enkas stilistes Blerina Kllokoqi Rugova dhe ajo kishte realizuar një veshje shumë të bukur, mes fustanit të nuses dhe të mbrëmjes.

Është ky fustan bust që shihet qartë në foton e postuar nga Evi Reçi, i bardhë sepse kjo është ngjyra e paperëndueshme e nuses, me vargje vezulluese ngjyrë argjendi, por me një të çarë të madhe që të kujton modën e fustaneve të mbrëmjeve të sezoneve të fundit.