Showbiz

Era Istrefi prezanton veturën e saj super luksoze (Video)

Era Istrefi prezanton veturën e saj super luksoze (Video)
12 shtator 2017 • 18 : 38 foto • zëri.info

Këngëtarët e estradës jo pak herë kursehen në gjëra materiale sa u përket jetës së tyre.

Shumica nga ta njihen për jetën luksoze që bëjnë, të cilën nuk hezitojnë që ta ekspozojnë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Era Istrefi është njëra ndër këngëtaret kosovare me fitimet më të mira, gjë që i ka mundësuar asaj të bëjë një jetë mjaft të mirë.
Përmes një video të publikuar së fundmi në InstaStory, Istrefi i prezanton fansat me veturën e saj luksoze, e cila është hiç më pak se një “Jaguar”.

Ajo e quan “Ma baby” makinën e saj, me të cilën udhëton mjaft shpesh.

Ndryshe, këtë muaj Era pritet që të lansojë bashkëpunimin e saj më të ri me reperin French Montana.

© zëri.info