Leonora Jakupi publikon një fotografi të veçantë me nënën (Foto)

Showbiz September 12, 2017 - 18:22

Këngëtarja Leonora Jakupi është shumë e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj.

Ajo numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive dhe ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo të pakta janë rastet, kur Leonora prezanton edhe ndonjë anëtar të familjes përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka treguar se ka një lidhje shumë të veçantë me nënën e saj.

Së fundmi, Jakupi ka publikuar një fotografi shumë speciale në InstaStory, ku shfaqet ulur pranë nënës saj në një kënd të vogël druri me formën e zemrës.

“Nënë, bota ime” (sic.), ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Leonora në disa intervista është shprehur se ka qenë shumë e lidhur edhe me babanë e saj, të cilin fatkeqësisht e kishte humbur në luftë. 

Image