Ne nuk e kishim parë por Marina u kurorëzua si ‘Babastars’ në dasmën e saj nga djemtë e grupit

Showbiz September 12, 2017 - 17:04

Edhe në fakt të gjithë kishim pyetur veten pas vrullit të dasmës së Marinës dhe Getit: “Po djemtë e Babastars, çfarë bën ndonjë gjë interesante në dasmë?”

Deri më tani nuk kishim parë gjë dhe menduam për një moment se ata thjesht e kanë shijuar dasmën si miq të mirë të Getoarit dhe nuk kanë preferuar të jenë në rolin e këngëtarëve në mbrëmje por mesa duket paska pasur një moment kur në fakt ata gati nuk janë ‘çmendur’.

Ka qenë pikërisht menaxheri i ‘Babastars’, Dekori, i cili ka postuar një video pak-sekondëshe në Instagram ku lehtësisht dallojnë të gjithë djemtë të cilët këndojnë këngën e tyre të fundit ‘High 4’, më sakt, refrenin.

 

 

Ajo ooo babastarsssss 😜🤣

A post shared by Dekorim Sahiti (@dekorii) on