Yjet që provuan rrobat e të burgosurve (Foto)

Showbiz August 23, 2017 - 08:55

Këtyre yjeve as fama që kanë nuk u ndihmoi që të mos përfundojnë prapa grilave.

Për shumicën e këtyre personaliteteve e dini se në jetën private nuk janë aq djem dhe vajza të mira, por me siguri nuk keni mundur t’i imagjinoni ata me veshje të burgosurish prapa grilave.

Ne jua zbulojmë arsyet pse këta yje të famshëm kanë përfunduar me pranga në duar.

Këngëtari Justin Bieber është arrestuar në vitin 2013, pasi kishte sulmuar një paparac, transmeton "Zeri.info".

Jane Fonda është arrestuar në vitin 1979 në aeroport, pasi kishte pilula të ndaluara dhe kishte goditur një polic, i cili po e merrte në pyetje në lidhje me këto pilula.

David Bowie është arrestuar nën akuzën për posedim narkotikësh pas një koncerti në Nju Jork në vitin 1976. Atij i janë gjetur mbi 30 gramë kokainë.

Al Pacino ishte arrestuar në vitin 1961 për shkak të fshehjes së armëve.

Image

Aktorit i janë gjetur një arenash armësh të fshehura në vende të ndryshme, përcjell "Zeri.info".

Aktori komik Dudley Moore në vitin 1994 ishte arrestuar pasi kishte rrahur të dashurën e tij, Nicole Rotchilde. Rrahja ishte aq e ashpër sa e dashura e tij ka qëndruar për një javë në spital.

Paris Hilton kishte përfunduar për 45 ditë në burg në vitin 2007, për shkak të posedimit të drogës.

Image

Për fatin e saj, në atë kohë burgjet kanë qenë të mbipopulluara, prandaj ajo është liruar pas vetëm 4 ditëve.

Ylli i grupit “Rollingstones”, Mick Jagger, në vitin 1967 ishte arrestuar për posedim droge. Ai e kishte mohuar këtë duke thënë se droga nuk ishte e tij.

Reperi Jay Z-i ishte arrestuar në vitin 1999, sepse kishte therur me thikë një person në një klub nate në Menheten. Ai kishte deklaruar se këtë e kishte bërë në vetëmbrojtje.

Lindsay Lohan disa herë është burgosur, por në vitin 2013 ishte për shkak të aksidentit në trafik dhe gënjim të policisë.

Ylli i filmave pornografikë, Jenna Jameson, ishte arrestuar në vitin 2012 për vozitje nën ndikimin e drogës. /ZËRI/