NRG BAND dhe Memli Krasniqi, kanë një befasi me 'Ushtarin e rrugës' (Video)

Showbiz August 21, 2017 - 21:55

Ka 15 vjet që prej se u lansua një nga hitet më të mëdha të asaj kohe, por që i ka mbijetuar viteve dhe vazhdon të dëgjohet.

Adhuruesit e muzikës shqiptare 15 vjet më parë shijuan hitin “Ushtari i Rrugës”, një nga projektet më të pëlqyera ndonjëherë në diskografinë shqiptare.

Projekti i grupit Ritmi i Rrugës, tashmë po mendohet që të rikthehet në një version të ri remiks nga një prej anëtareve të grupit.

Besnik Qaka i cili ishte pjesë e grupit Ritmi i Rrugës bashkë me Memli Krasniqin, vazhdon ta performojë projektin në shumë koncerte, ku hiti po pritet shumë mirë pavarësisht që ka 15 vjet prej lansimit të tij.

Dhe, tash frontmeni i NRG band, si anëtari i vetëm aktiv i Ritmit të Rrugës në skenën aktuale muzikore po mendon që të lansojë një version remiks të këngës, në bashkëpunim me ndonjë prej top reperëve të skenës, i përshtatshëm për projektin, si reflektim i gjeneratës së re të muzikës dhe hip hopit, në gërshetim me traditën.

Pa dyshim se një remiks i këtij projekti do të mirëpritej nga publiku shqiptar, që e ka konsideruar këtë projekt gjiithmonë një nga këngët më të dashura. /Telegrafi/