Ish i dashuri i Dua Lipës në lidhje me një tjetër vajzë nga Kosova (FOTO)

Showbiz August 21, 2017 - 15:43

Dua Lipa këtë vit ka vendosur ‘rregulla të reja’ në jetën e saj njësoj si kënga ‘New Rules’ që po bën namin në klasifikimet britanike duke ja kaluar edhe këngëtares Adele me ‘Hello’.

Duke qenë kaq shumë e fokusuar tek karriera, Dua duket se e ka harruar dashurinë e vjetër, modelin Isaac Carew.

Mirëpo, ja që nuk harron ai!

Sipas ‘Prive’, ish i dashuri i Duas tashmë shoqërohet me një tjetër vajzë nga Kosova e cila quhet Melisa Lajqi dhe jeton në Angli prej disa kohësh.

Kujtojmë se vjet në këtë periudhë Dua së bashku me ish të dashurin e saj, vizituan Kosovën dhe Shqipërinë ku këngëtarja mbajti dhe dy koncerte shumë të mira.

Epo, kanë lezet vajzat shqiptare, nuk mund të heqësh dorë lehtë prej tyre…

Image