Shpërthen aktori shqiptar: 'Grekët ma flakën pasaportën si letër e përdorur higjenike!'

Showbiz August 20, 2017 - 12:19

Incidentet dhe skandalet në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë qenë të pakta, madje këto kanë shërbyer edhe për të tensionuar situatën mes dy vendeve.

Këtë vit, gjendja na u duk paksa më e qetë krahasuar me të njetën periudhë një vit më parë, por statusi i Amos Zaharias, aktorit të njohur të teatrit dhe vëllai i princeshë Elias, na ndryshoi tërësisht mendim.

Ai shkruan në Facebook: “Sapo kalova kufirin e këtyre ‘evropianëve’ grekë. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si të ishte letër e përdorur higjenike. Hajde shpenzo para te këta bukëshkalë të pafytyrë. Rrofshim ne për shtetin që kemi dhe bravo i qoftë këtij populli grek që i lakmojmë veç prapanicën njëri tjetrit! Ptu!”.

Shpresojmë që Amosi të mos ketë pasur probleme të tjera me autoritetet greke. /Blitz.al/

Image