Mozzik kërkon të mos paragjykohen njerëzit (Foto)

Showbiz August 20, 2017 - 08:46

Mozzik sot është ndër reperët më të suksesshëm në skenën e muzikës tonë, mirëpo nuk e ka pasur të lehtë arritjen deri aty ku është sot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar se si shumë të rinj edhe vet ai është paragjykuar nga prindërit e miqve të tij.

“Ai prindi që nuk e linte djalin e vet të rrijë me mu, se unë me muzike e ai me shkolle e gjëra të tilla… Unë rrugëve, ai në shtëpi”.

“E takova djalin tënd zotëri mbrëmë, erdhi dhe bëri fotografi në prapaskenë”.

“Nuk i dihet jetës. Mos paragjykoni”, është mesazhi i Mozzik në Instagram.