Pas Adrola Dushit, Miriam Cani në qendër të kritikave për foton me të bijën (Foto)

Showbiz August 18, 2017 - 18:58

Pak kohë më parë, modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi shprehu revoltën e saj në Instagram, pasi disa ndjekës në rrjetin social e kritikuan atë ashpër në lidhje me një foto ku Adrola shihej duke puthur në buzë të birin.

Image

Në të njëjtën situatë së fundmi duket se ka përfunduar edhe këngëtarja Miriam Cani, e cila mëngjesin e sotëm postoi një foto duke puthur në buzë vajzën e saj Ameli.

‘Mirëmëngjes nga Parajsa!’-shkroi këngëtarja e famshme në foton në fjalë, ku një ndjekëse i ka komentuar: ‘Nuk puthet fëmija në buzë!’

Image

‘Ashtu e? Kush e thotë këtë?’- i është përgjigjur Miriami komentueses duke marrë mbështetjen edhe të shumë ndjekësve të tjerë që shkruajnë se një gjë e tillë është fare normale mes një nëne dhe fëmijë së saj.

Puthja e fëmijëve në buzë vitet e fundit është bërë një temë e nxehtë debati në rrjetet sociale, ku personazhet e showbiz-it si David dhe Victoria Beckham, Belen Rodriguez etj. kanë marrë kritika të shumta lidhur me këtë.

Image