Endrit Thaçi në Milano me PINT-at dhe Blerim Destanin për të ndjekur ndeshjen e Shkëndijës (Video)

Showbiz August 17, 2017 - 17:01

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti, jo pak herë është bërë temë e mediave rozë.

Ai filloi të bëhet i përfolur në mënyrë të befasishme këtë vit, dhe shkas për këtë ishin dyshimet për lidhje me femra të njohura nga showbizi, gjëra të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Megjithatë, Endriti duket se do të vazhdojë të bie në syrin e publikut, dhe kësaj here për shoqërinë e tij me emra të njohur të estradës.

Mësohet se së fundmi, ai ka marrë rrugën drejt Milanos për të ndjekur ndeshjen e KF Shkëndijës nga Tetova, kundër Milanit.

Ai ndodhet atje nën shoqërinë e aktorëve të njohur Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari, si dhe reperëve MC Kresha dhe Lyrical Son, të njohur si PINT.

Ka qenë Blerim Destani, ai i cili ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaq gjithë shoqërinë së bashku të mbledhur në një kafe pak para fillimit të ndeshjes.

Të buzëqeshur dhe gati për tifozëri, Endriti bashkë me shoqërinë e tij të re, dukeshin më gati se asnjëherë për të parë ndeshjen e sotme.