Ka mundur të jetë si Princesha Diana

Showbiz August 17, 2017 - 09:37

Paris Hilton beson se do të mundë të ishte sikurse Princesha Diana nëse nuk do të ishte emetimi i porno-filmit të saj privat.

Princesha e ndjerë Diana, e cila në mënyrë tragjike kishte humbur jetën në vitin 1997 në moshën 36-vjeçare, ishte shpallur “Princesha e Popullit” pak para vdekjes, për shkak të popullaritetit të madh në publikun e përgjithshëm.

Dhe modelja e bukur dhe milionerja Paris Hilton beson se do ta kishte të njëjtin imazh po të mos ishte videokaseta e saj e famshme, e cila kishte përfshirë seksin e ashpër mes saj dhe të dashurit të atëhershëm Rick Salomon, të cilët në atë kohë ishin 18, respektivisht 33 vjeç, transmeton "Zeri.info".

Dhe kjo video ishte emetuar nga vetë Rick pa dëshirën e saj.

“Vërtet është e dhimbshme, pasi tërë jetën time jam bazuar në Princeshën Diana, një grua elegante dhe mahnitëse dhe mendoj se Rick e ka marrë këtë nga unë. Kam mundur të jem si ajo, po për shkak të videos gjithmonë do të gjykohem dhe do të ofendohem”, ka deklaruar ajo.

Dhe biondja e bukur do të dëshironte që kurrë të mos e kishte takuar Rickun, tani 48-vjeç dhe thotë se fillimi i lidhjes me të është pendesa më e madhe në jetën e saj.

“Do të dëshiroja të mos e kisha takuar. Ai është pendesa ime më e madhe në jetë. Me muaj nuk kam mundur ta lëshoj shtëpinë time. Isha në depresion dhe e turpëruar. Nuk doja të shihesha në publik”, ka deklaruar ajo. /ZËRI/