Ndërron jetë ish-banori i Big Brother (Foto)

Showbiz August 13, 2017 - 11:54

Gjatë edicionit të parë të Big Brother Albania, konkurrent ka qenë edhe Shkëlqim Brushulli. Ai mbahet mend për lojën e fortë të tij, si edhe ka qenë një ndër njerëzit më të dashur brenda shtëpisë.

Sipas një postimi nga e bija e tij, Esmeralda, Shkëlqimi është ndarë tragjikisht nga jeta, pasi luftoi për vite me radhë kundër një sëmundje të rëndë.
“Me keqardhje dhe lëndimin e humbjës së njeriut më të dashur ju njoftoj humbjen e të ndjerit Shkëlqim Brushulli, babait tim”, ka shkruar ajo.

I njohur ndryshe si Çimi, ai ka lënë pas dy vajzat dhe bashkëshorten.

Image