Inspirohet nga gjërat pikëlluese

Showbiz August 11, 2017 - 09:17

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është e inspiruar nga “ndjenjat e saja pikëlluese”. Ylli i hitit “Blow Your Mind” preferon që të inspirohet për muzikën e saj kur ndihet e pikëlluar dhe këto ndjenja “qëndrojnë në mendjen e saj më së gjati”, transmeton "Zeri.info".

Duke folur nga Filipinet ajo është shprehur: “Përfundimisht gjej shumë më shumë inspirim nga gjërat pikëlluese dhe ndjenjat e dhimbshme. Dhe këto janë gjëra që më së gjati nguliten në mendjen time.

Kur jam e mërzitur dhe me zemër të thyer kjo më bën të bëj këngë të mira. Më pëlqen Frank Ocean, The Weeknd dhe Sia. Do të dëshiroja të shkruaja me Pink dhe Nelly Furtado. Lista është e gjatë. Ka shumë artistë që më inspirojnë”.

Në anën tjetër Dua ka insistuar se ka marrë gjërat nën kontroll me këngën e saj të re “New Rules”.

“‘New Rules’ është shumë më ndryshe nga këngët tjera të albumit. Kam dashur të ndihem plotësisht e re. Është një këngë që i kushtohet ndarjes, të cilën do të doja ta kisha kur ndahem nga dikush. Kjo më bën t’i kem gjërat nën kontroll. Kam dashur t’u tregoj femrave që duhet të kujdesemi për njëra-tjetrën dhe se e kemi mbështetjen e njëra-tjetrës”, ka deklaruar bukuroshja, e cila tashmë disa muaj është beqare.

Dhe ajo e ka pranuar se në albumin e ri ka dashur të jetë e hapur për shumë gjëra personale në mënyrë që fansat të dinë më shumë rreth jetës së saj.