Aktori i Portokallisë përfshihet në një sherr në Dhërmi (Video)

Showbiz August 10, 2017 - 17:58

Ditën e sotme ka ndodhur një sherr në Dhërmi ku midis personave që debatojnë është i përfshirë edhe aktori i Portokallisë Gazment Paja.

Në sherr janë përfshirë edhe shoqëritë e dy palëve duke e bërë konfliktin masiv.

Sipas personit që ka dërguar videon tek konica.al, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, që shihet edhe në këtë video, ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.Image

Sipas raportuesit, Gazmend Paja i cili është gjithashtu pronar i një bar-restoranti në këtë zonë, në fillim ka debatuar, por më pas është dashur ndërhyrja e policisë.