Shqiptarja që u martua me djalin zezak, braktiset nga familja e 'masakrohet' në rrjetet sociale

Showbiz August 10, 2017 - 11:54

Një vajzë shqiptare shkoi për studime në Londër dhe atje njohu dashurinë e jetës, Henrin. Siç tregon ajo pas shumë vitesh si miq Henri i kishte bërë pyetjen “Të besdis ngjyra ime”. Përgjigja e saj ishte një puthje.

Pas dy vitesh marrëdhënie, ajo mbeti shtatzënë, por prindërit i kërkuan ta abortonte pasi nuk mund të pranon një dhëndër me ngjyrë.

Pas disa vitesh ajo erdhi në Shqipëri për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria prej gjyshërish do t’i zbuste por kur panë që kishte trashëguar ngjyrën e Henrit i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë. “Çoje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do jesh vajza jonë”.

Henri e shtyu të përpiqej seriozisht të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante. Por ata nuk pranojnë në asnjë lloj mënyre.

Pasi lajmi u publikua në rrjetet sociale, komentet lanë për t’u habitur, sepse shqiptarët dolën shumë racistë dhe e quajtën turp këtë që ka bërë kjo vajzë shqiptare.

“Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh ose ta djegësh veten me benzinë, përndryshe ka pas mjaft djem që jan ma të bukurit në planet. Turp, pa fytyrë, mjerë prindërit çfarë paskan rritur.”, shkruan një komentuese, sipas tetovasot.

“Mos mendo t’ia mbushësh mendjen prindërve, moj maniake seksuale. Për një zezak i shkele të gjitha, pe botën me sy, atje që marrin zezak për burrë, o burra edhe ti. Nuk është fundi i botës, lëre zezakun se nuk ta duan prindërit, nuk je as e para as e fundit. Gjithsesi të gjitha ato femra që marrin zezak kur janë të reja ndahen në moshën 60-65 vjeçare, se atëherë i bie era më shumë zezakëve, racë majmuni. Çka është më e dhimbshmja, pse zezak, atë fëmijën nuk ta do as prindërit as shtëpia, as shoqëria. Mos femra shqiptare, se nuk janë zhdukur nuk janë mbaruar ende shqiptarët, shqiptarët janë raca më e bukur në botë! Pse zgjidhni majmunin!”, shkruan një burrë.

Por ka edhe nga ata që e mbështesin zgjedhjen e saj. “Epo në fakt, raca shqiptare që rreh gratë, vret babain dhe nënën dhe shumë maskarallëqe të tjera, janë të përkryer. Shajnë të gjithë ata që janë të sharë. Njeriun e krijoi Zoti e askush nuk ka të drejtë të shajë askënd. Me ngjyrë a pa ngjyrë, të mëdhenj e të vegjël ne jemi njerëzit e Zotit”, shkruan një tjetër.

Image
Image
Image