Deputeti shqiptar urim special Turit dhe Orindës (Foto)

Showbiz July 28, 2017 - 16:43

Mbrëmjen e djeshme modetarori i njohur Turjan Hyska dhe këngëtarja Orinda Huta kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre të dashurisë 10-vjeçare.

Të ftuar në ditën më të rëndësishme të jetës kishin miq e të afërm të shumtë. 

Por mesazhet e urimit për Turin dhe Orindën kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Një mik i tij, deputeti i PS-së, Erjon Braçe i ka shkruar këtë mesazh turit dhe bashkëshortes së tij, Orindës.

Mesazhi

Ky cuni-Turi,

është një mik i mirë!

Televiziv patjetër, i zoti në punën e tij,

por pa fund modest, krijues, kritik, paqësor,

parimor, i rehatshëm, i hareshëm!

Çik nga Berati!

Dje kishte ditën e tij më të mirë,

u bë dy e u lidh gonxhe, siç donte, deshën!

Tani jetoni të lumtur!!

A pooo;

Qeshni! S’jeni ju pa qeshur!

Image