Chester Bennington mund të jetë vrarë

Showbiz July 27, 2017 - 08:52

Policia amerikane po heton ndër të tjera edhe pistën e vrasjes, referuar vdekjes së këngëtarit të grupit “Linkin Park”, Chester Bennington.

Kjo pistë hetimi ka nisur pasi rrethanat në të cilat vdiqën Bennington dhe miku i tij Chris Cornell kanë qenë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. Dyshimet janë se Chester mund të jetë vrarë dhe më pas skena e krimit të jetë rregulluar në mënyrë të tillë që të dukej si vetëvrasje.

“Vrasësit ndonjëherë i bëjnë skenat e krimit të duken si vetëvrasje. Ne mendojmë se Chester është vrarë, por duhet të zbulojmë kush është pas kësaj”, ka thënë një burim policie për mediet amerikane, transmeton "Zeri.info".

Bennington, i cili këndoi këngën “Hallelujah” në funeralin e mikut të tij, thuhet se po punonte në vitet e fundit me fondacionin e “Cornell”-it për të bërë të mundur ndalimin e abuzimit seksual me fëmijët e mitur.

Baba i 6 fëmijëve si dhe pagëzues i djalit të Cornellit, Bennington ka treguar në vitin 2011 se edhe vetë ai kishte rënë pre e ngacmimit seksual kur ishte djalë i vogël.

Për shkak të punës me këtë fondacion, çka do të nxirrte në pah edhe skandale të tjera seksuale në botën e njerëzve të famshëm, dyshohet se të dy këngëtarët mund të jenë vrarë.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u hetuar në vijimësi dhe policia do të japë detaje pasi t’i ketë konkluduar të gjitha pistat. /ZËRI/