Mohon se ka rritur gjinjtë

Showbiz July 27, 2017 - 08:50

Gjinjtë e bujshëm të Kylie Jenner janë falë hormoneve dhe jo kirurgjisë plastike.

Bukuroshja 19 vjeçe ka reaguar menjëherë pas publikimit të fotove ku shihet me gjoks të fryrë, transmeton "Zeri.info".

E veshur me një veshje të sipërme teje të hollë gjoksi i Kylie duket sikur po shpërthen jashtë bluzës, duke nxitur spekulime se ajo është futur në briskun e kirurgut.

Mirëpo, Kylie menjëherë u ka dhënë fund këtyre spekulimeve, duke u përgjigjur në lidhje me gjinjtë.

“Kurrë nuk kam bërë operime. Gjinjtë e mi janë të paprekur. Gjinjtë e mi fryhen për shkak të hormoneve, sidomos gjatë menstruacioneve, e kur përfundojnë ato, gjinjtë e mi vijnë në gjendjen normale. Shpejt do të shfryhen dhe kjo do të jetë një ditë pikëlluese”, ka deklaruar ajo, përcjell "Zeri.info".

Dhe adhurueset të cilat duan të kenë pamjen e saj, duket se nuk kanë fat pasi Kylie ka zbuluar se sutienat e saj nga shtëpia e modës “Victoria’s Secret” tashmë janë shitur.

Ajo ka këshilluar fansat e saj femra që të ushtrojnë më shumë në palestër, sidomos në pjesën e gjinjve dhe të vitheve, pasi me këtë do të arrijnë një pamje siç e ka ajo.

“Shkuarja në palestër është shumë e rëndësishme, pasi kjo ndihmon shumë trupin tuaj. Përqendrohuni sidomos në pjesën e gjinjve dhe të vitheve sepse kështu arrini rezultatet e dëshiruara”, ka këshilluar ajo. /ZËRI/