Kanë ndarë dashnorët e njëjtë

Showbiz July 27, 2017 - 08:46

Në Hollivud më nuk mund të na befasojë asgjë, prandaj as fakti se në mesin e shoqeve më të ngushta ekziston një mirëkuptim i madh kur bëhet fjalë për lidhjet e dashurisë dhe aferat.

Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë?

A keni qenë ndonjëherë në situatë që të argëtoheni me ish të dashurin e shoqes më të ngushtë?

Apo ish e dashura e të dashurit tuaj të tanishëm të jetë shoqja më e ngushtë? Edhe pse tingëllon si tepër jostabile, situata të tilla janë regjistruar në botën e të famshmëve, transmeton "Zeri.info".

Bukuroshet e serisë “Friends”, Jennifer Aniston dhe Courtney Cox gjatë viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar janë argëtuar me muzikantin Adam Duric dhe kjo nuk ka shkaktuar xhelozi mes tyre.

Edhe Katy Perry dhe Taylor Swift janë argëtuar me mashkullin e njëjtë, John Mayer.

Taylor ishte me të në lidhje për pak kohë në vitin 2009, ndërsa pas lidhjes me Taylor, John kishte filluar romancën me Katy-n, ndërsa me të është ndarë disa herë.

Damat e famshme Jennifer Lopez dhe Cameron Diaz janë argëtuar me reperin P.Diddy, përcjll "Zeri.info".

Image

Jennifer ka qenë e para ajo që ka filluar romancën me këngëtarin në vitin 1998 dhe me të ka qëndruar deri në vitin 2001, derisa Cameron me reperin e famshëm, për herë të parë ka filluar lidhjen intime në vitin 2008.

Por kjo nuk ka bërë që ato të prishin miqësinë e tyre të ngushtë.

Shumica e mbajnë mend vetëm romancën mes Gigi Hadid dhe Cody Simpson, por rrallëkush e di se para kësaj ai ka qenë në romancë me modelen Kylie Jenner.

Këngëtaret Selena Gomez dhe Miley Cyrus njihen dhe shoqërohen që nga periudha e adoleshencës, kur kanë xhiruar filma dhe seri për kompaninë filmike “Disney”.

Dhe ato kanë pasur edhe dashnorin e përbashkët. Bëhet fjalë për këngëtarin Nick Jones.

Por ky fakt nuk e ka rrezikuar aspak miqësinë e tyre të fortë. /ZËRI/