Edona Llalloshi ka ditëlindjen, ja sa vjet i mbush ajo

Showbiz July 26, 2017 - 21:17

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi sot gëzon ditëlindjen e radhës.

Interpretuesja e shumë hiteve, sot mbush plotë 38 vite jetë.

Përveç angazhimeve në karrierë, ajo ka edhe një familje të mrekullueshme pas të cilës duket të jetë shumë e dhënë.

Edona shquhet për potencën e saj vokale, dhe sigurisht edhe për stilin e veshjes.

Është njëra ndër këngëtaret e pakta që u ka rezistuar skenave provokative dhe operacioneve kirurgjike.