Hyrrem 'bashkohet' me Ezelin, një histori e re dashurie…

Showbiz July 25, 2017 - 22:18

Janë dy emrat më të komentuar dhe më të paguar ndër serialet turke. Më në fund janë bërë bashkë dhe kanë nisur xhirimet e serialit të ri që pritet të fillojë transmetimet së shpejti. Meryem Uzerli dhe Kenan İmirzalıoğlu kanë nisur punën për serialin “Cingöz Recai”. Fotot e para nga sheshi i xhirimeve sapo janë publikuar dhe aktorët duken shumë të përshtatshëm me njëri-tjetrin.

Pak muaj më parë, pasi konfirmuan projektin dhe firmosën kontratat, aktorja e njohur për rolin e Hyrremit në serialin “Sulejmani i madhërishëm” deklaroi se ishte shumë e kënaqur që do të punonte me Kenan: “Jam shumë e gëzuar për këtë rol. E kam vlerësuar gjithmonë Kenan İmirzalıoğlu. Është një aktor i pashëm dhe shumë i talentuar. Më pëlqen shumë si aktor...” – tha Hyrrem pak javë më parë kur u pyet për Kenan.

I njohur për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin titull, edhe Kenan İmirzalıoğlu ka po të njëjtën konsideratë për Hyrremin. Seriali ka nisur xhirimet pak ditë më parë dhe dy protagonistët janë gati për një histori të zjarrtë dashurie.

Image

Image

Image