Era Istrefi nuk njeh kufinj, 'ia rrëmben' Beyonces një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm (Foto+Video)

Showbiz July 24, 2017 - 21:09
Mëngjesin e së dielës, ne të Blitz.al zbuluam se koreografi personal i Beyonce-s,Chris Grant, ndodhej në Prishtinë bashkë me Faton Shoshin, menaxherin e Era Istrefit dhe Ledrit.

Aty na lindën dyshimet se mos vallë diçka mes Ledrit dhe Beyonce-s po lindte, duke qenë se edhe producenti i mbretëreshës së muzikës pop ka komentuar në foton e Shoshit.

Ama, gjërat qenkan shumë ndryshe!

Burime të sigurta pranë skuadrës së “Nesër” mohuan faktin që Grant po punon me Ledrin, por kanë treguar ekskluzivisht për Blitz.al se koreografi i Beyonce-s ndodhet në Prishtinë për të punuar me këngëtaren shqiptare, Erën.

Image

“Chris nuk po punon me Ledrin, sepse Ledri po përgatitet për diçka tjetër, akoma më të madhe”, – mëson Blitz.al.

“Koreografi ka ardhur në Prishtinë për të punuar me Erën për festivalin në të cilin do të performojë në Rusi”.

Por puna e Grant nuk përfundon këtu. Ai do të punojë me Erën gjatë gjithë kohës, madje edhe për klipin e ri që do të vijë shumë shpejt. Për një gjë jemi të sigurt: pas ushtrimit me Chris, Era nuk do të njohë më konkurrencë!

Që prej vitit 2009, Grant ka qenë pjesë e stafit të Beyonce-s dhe në 2013-n mori “frenat” e koreografive dhe është përgjegjës për një sërë lëvizjesh, përfshirë këtu “Run The World”, “Drunk in Love”, “Flawless” apo “Formation”.

Nga ana tjetër, Chris mban “firmën” e performancave “live” të artistes, si në turneun “Mrs Carter Show” edhe në “Formation World Tour”. /Blitz