Ribashkimi më i ëmbël: Këngëtarja e njohur sërish në krahët e ish të dashurit ?! (Foto)

Showbiz July 24, 2017 - 17:29

Ky vit në showbizin shqiptar ka sjellë zhvillime të papritura kur është fjala tek çiftet.

Shumë fytyra publike janë bërë bashkë duke habitur të gjithë, teksa edhe ndarjet nuk kanë munguar.

Por ajo që e prisnin të gjithë deri tani ishte një ribashkim i cili ka ndodhur…

Fiks një vit pasi Prive.al zbuloi ndarjen e këngëtares Gjira Kajtazi nga futbollisti Ali Ibrahimi, dyshja duket se i kanë dhënë vetes edhe një shansë.

Kjo është vulosur edhe nga e diela e fundit e Gjirës, e cila pas shumë kohësh është sërish sportive.

Këngëtarja ka postuar një imazh nga stadiumi i cili në fakt rezulton të jetë i ekipit ku luan Aliu, sipas Prive.al

Për të qenë qërshia mbi tortë, prania e Gjirës ka shërbyer si ogur i mbarë për 25-vjeçarin i cili në minutat e fundit i ka siguruar fitoren ekipit të tij SV Sandhausen, kundrejt Bayer Leverkusen.

Epo urime…

Image