Kjo është mënyra se si Getta Beqa kujdeset për linjat e saj të përkryera (Video)

Showbiz July 23, 2017 - 18:31

Geta Beqa është mjaft e përkushtuar në ruajtjen dhe ndërtimin e trupit të saj, saqë stërvitet rregullisht, ndërsa jo rrallëherë poston imazhe në rrjetet sociale për ndjekësit e saj të shumtë.

Në një video të publikuar në Instagram, atletja, modelja dhe këngëtarja shfaqet duke bërë ushtrimin galiç me anë të peshave.

Kujtojmë se në muajin maj, Geta fitoi vendin e parë në garën ‘Wellness Fitness IFBB 2017’ që u zhvillua në Kataluni.

Pos suksesit në ‘bodybuilding’, mediat i kanë kushtuar rëndësi edhe të kaluarës së bukuroshes, duke qenë se ajo e ka provuar veten në fusha të ndryshme. /Telegrafi/

Image