Luana Vjollcës i ndodh një incident në koncert (Video)

Showbiz July 23, 2017 - 16:58

Është dashur të ndërhyjë edhe truproja.

Këngëtarja e njohur, Luana Vjollca kohëve të fundit ka qenë e ftuar në disa koncerte në Kosovë, ku ka mahnitur publikun me performancën e saj.

Në koncertin e fundit në Pejë, bukuroshes i ndodhi një incident, ajo i është afruar publikut për t’i përshëndetur, por një fans i zjarrtë i saj i ka kapur dorën duke mos ia lëshuar.

Për ta larguar atë është dashur të ndërhyjë edhe truproja, ndërsa Luana ka reaguar ashtu siç i ka hije.

Ndryshe, “Benzina” është kënga e fundit nga Luana Vjollca e publikuar një javë më parë.

 

 

PEJA ma mbushet zemren plot mbreme! 🙏🏻🙏🏻🔥🔥❤❤

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on