Vogëlushja e këndon ‘Girl On Fire’ nga Alicia Keys, ‘shokon’ këngëtaren (Video)

Showbiz July 23, 2017 - 16:06

Talent shou "America's Got Talent" çdo herë e më shumë zhvillon një garë të ngushtë mes konkurrentëve.

Vogëlushja me emrin Angelica Hale ka lënë pa fjalë jurinë kur u paraqit në skenë me këngën ‘Girl On Fire’ të këngëtares Alicia Keys, shkruan lajmi.net.

Si çdo herë, para se të fillon performimin një konkurrent në skenë, juria është me dyshime nëse ai/ajo ka vërtetë talent.

Por, e kundërta ndodhi me vogëlushen Angelica, e cila ‘dridhi’ skenën me performimin e hitit të Alicia Keys.

Kënga tashmë po bën xhiron në rrjete sociale, duke mbledhur mbi 79 milion klikime dhe për të ka dëgjuar menjëherë edhe vetë autorja e këngës e cila mbeti e ‘shokuar’.

“Këndoje!!! @AngelicaHale, vajzë ti je në ZJARR!!  [🔥] [🔥] [💜] [💜]  ” shkruan Alicia Keys sipër një videoje të shkëputur nga paraqitja e Angelicas në skenën e “America’s Got Talent”. /Lajmi.net/

 

 

Sing it!!! @AngelicaHale, girl you are on FIRE!! 🔥🔥💜💜 #LinkInBio

A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys) on