Dardan Sejdiu romantik! Befason bashkëshorten në përvjetorin e 10 të martesës (Foto)

Showbiz July 23, 2017 - 16:05

Zakonisht ekziston një përceptim që burrat nuk janë aspak të kujdesshëm në datat e rëndësishme apo dhuratat për personin e zemrës.

Megjithatë, kur është fjala tek nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ky përceptim nuk vlen aspak.

Sejdiu, dhjetë vjetorin e martesës e ka shënuar me një festë private me familjarë dhe miq duke u përkujdesur vetë për secilin detaj pa e ditur bashkëshortja, Rina.

Kjo e fundit ka mbetur e befasuar nga i gjithë eventi, i cili është zhvilluar mbrëmë në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Pjesa më e bukur e mbrëmjes duket të ketë qenë interpretimi LIVE i disa këngëve me bend ku krahas Dardanit, edhe vajza e madhe e çiftit, Rea ka shprehur talentin e saj. /prive/

Image

Image