Emina uron me fjalë të veçanta bashkëshortin (Foto)

Showbiz July 22, 2017 - 13:02

Për modelen shqiptare, Emina Çunmulaj sot është një ditë e veçantë, kjo ngase bashkëshorti i saj Sam Nazarian feston ditëlindjen.

Emina dhe Sam kanë nisur pushimet e gjata verore disa javë më parë, duke shëtitur kështu nëpër brigjet e shumë bregdeteve, shkruan lajmi.net.

Sot ata kanë një arsye më shumë për të festuar, pasi bashkëshorti i Eminas sot feston ditëlindjen.

Përmes profilit të saj në Instagram, Emina ka uruar personin e zemrës së saj me fjalët më të veçanta.

LEXO EDHE: Emina Cunmulaj në ishujt grek: Jam Shqiptare, bija e Shqiptarit (Foto)

“Djali i ditëlindjes   [🎂] =dashuria e jetës sime. Sot festoj për të mahnitshmin, burrin e dashur, të kujdesshëm, bujar, ambicioz, punëtor. Ella Faria dhe unë, jemi shumë me fat që të kemi si shtyllën e familjes tonë   [❤]  Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkruan modelja në Instagram, duke e ia shoqëruar këtij urimi edhe një foto bashkë me të. 

Image