Olta Boka kapet 'mat' duke u puthur me djalin e deputetit shqiptar (Foto)

Showbiz July 22, 2017 - 12:38

Këngëtarja e njohur Olta Boka është mjaft e rezervuar për sa i përket jetës private.

Ajo nuk e ka mohuar faktin se është në një lidhje, por nuk preferon të tregojë më shumë detaje.

Gjithsesi, Panorama ka publikuar foto të këngëtares teksa shijon pushimet së bashku me të dashurin e saj.

Partneri i Olta Bokës quhet Iv Rrrokaj, dhe është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj.

Image

Çifti shfaqen mjaft të dashuruar në foto, teksa i dhurojnë puthje njëri-tjetrit.

Disa kohë më parë, e ftuar tek “Rudina”, Olta tregoi se martesa është në planet e saj të afërta, çfarë na bën të mendojmë se lidhja e tyre tashmë është konsoliduar.

Image