Fati i dhimbshëm i aktores së bukur

Showbiz July 22, 2017 - 09:39

Jeta e aktores së Hollivudit, Annalynne Mccord, e cila njihet për rolin e saj në serinë “Beverly Hills”, brenda natës ishte shndërruar në ferr, transmeton "Zeri.info".

Ajo ishte viktimë e dhunimit, ndërsa ngjarjen e ka rrëfyer para miliona shikuesve.

“Kjo ka ndodhur para shumë vitesh. Një mik i imi kishte fjetur tek unë në shtëpi, ndërsa kur unë jam zgjuar në mes të natës, e kam kuptuar se ai po më dhunonte. Me vite e kam fajësuar veten për këtë”, ka rrëfyer ajo.

Kjo kishte lënë pasoja dhe trauma afatgjate në jetën e saj.

“Kam menduar se me kalimin e kohës situata do të përmirësohej, por gjithnjë e më shumë kisha mendime vetëvrasëse dhe depresive. Kam filluar ta lëndoj veten”, ka thënë Annalynne, përcjell "Zeri.info".

Dhe pastaj kishte pasuar diçka që ishte shndërruar në ankth të vërtetë.

Në serinë “Beverly Hills”, është dashur të luaj skenën ku dhunohet nga profesori dhe kjo e kishte traumatizuar shumë. /ZËRI/

Image

Image