Janë trashëgimtaret më të bukura në botë

Showbiz July 22, 2017 - 09:36

Jeta është shumë më e lehtë kur prindërit tuaj posedojnë milionat, por edhe më e lehtë bëhet kur përveç atyre parave, dukeni edhe bukur.

Këtë fat e kanë pasur fëmijët e biznesmenëve dhe manjatëve të famshëm të modës.

Shumica merren me biznesin familjar, por ka të atillë që kanë filluar edhe biznesin e tyre.

Njëra prej tyre është Amanda Hearst, mbesa e Randolph Hearst, transmeton "Zeri.info".

Kjo është trashëgimtare e “Hearst Corporation”, shtëpi mediale e vlefshme miliarda dollarë.

Asaj Zoti i ka falur edhe bukuri, por prapë shpenzon qindra mijëra dollarë në vit për t’u dukur bukur.

Ivanka Trump është vajza e të famshmit Donald Trump, tani president i SHBA-s, i cili posedon një pasuri prej 3.5 miliardë dollarë.

Image

Ivanka është një ish-modele dhe momentalisht punon për "The Trump Organization", posedon kompaninë e modës "Ivanka Trump Lifestyle Collection", ndërsa është e martuar me Jared Kushner, pronar i revistës "The New York Observer", i cili tani është njëri prej këshilltarëve të presidentit Trump, përcjell "Zeri.info".

Për bukurinë e saj nuk ka nevojë për fjalë.

Petra dhe Tamara Ecclestone janë vajzat e pronarit të Formula 1, Bernard Ecclestone, pasuria e të cili llogaritet në rreth 2 miliardë dolarë.

Tamara vazhdimisht ka qenë në tabloide, kjo për shkak të stilit të shfrenuar të jetës.

Ka qenë modele, ka koleksionin e çantave që vlen miliona dollarë dhe shoun televiziv “Billion $$$ Girl”.

Edhe Petra është sprovuar në modelim dhe dizajnimin e rrobave për meshkuj. /ZËRI/