Adelina me fjalë të ëmbla për Valin në këtë mëngjes (Foto)

Showbiz July 22, 2017 - 08:57

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili përveç se nuk është aktive me projekte të reja, atë nuk e shohim shumë aktive as në rrjete sociale.

Në profilin e saj në Instagram, këtë mëngjes Adelina ka publikuar një foto përmes të cilës i dedikoi disa fjalë bashkëshortit të saj, Valit, shkruan lajmi.net.

“Kujdesi i njeriut që nuk i duhet për arsye për t’ju bërë të lumtur. Dhe unë jam duke folur për lulet… Mirëmëngjes dashuria ime  [💋] ” shkruan Adelina në Instagram.

Me këtë mbishkrim ajo ka shtuar një foto në të cilën shihen disa lule në një tavolinë, për të cilat duket se është kujdesur t’i vendosë Vali.

Një muaj më parë, Adelina publikoi një këngë të cilën e titulloi “Fol niher” dhe ishte si revoltë ndaj gjendjes momentale në vend.

Image